Mjaltë me hudhra, ja kombinimi që shëron shumë sëmundje!

Mjalti me hudhra është një recetë që mund të përdoret për shumë sëmundje, veçanërisht për problemet respiratore. Efektet pozitive të mjaltit janë të pamohueshme në çdo fushë të mjekësisë, ndërsa sa i takon hudhrës ajo është e njohur për efektin “antimikrobik”. 

Kombinimi i të dyjave është i mirë në shumë probleme të frymëmarrjes si ftohjet, kollitjet, simptomat e gripit dhe infeksionet e veshit. 

Përveç që jep efektin e tij në forcimin e imunitetit dhe rolet e tjera, mjalti po ashtu ndihmon të transferojmë shijen e hudhrës, duke reduktuar djegësinë e saj. 

Ja si mund ta përgatisni recetën: 

Gjysmë kavanozi mjaltë me kualitetit të mirë 

Një kokërr hudhër organike 

Pasi ta pastroni, thjesht e copëtoni hudhrën në pjesë të vogla dhe i shtrydhni copëzat. Më pas copëzat e shtrydhura të hudhrës i përzieni me mjaltë dhe i vendosni të qëndrojnë në një vend të ftohtë. 

Të konsumohen: 1 deri në dy lugë kafeje të këtij kombinimi në ditë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail