A duhet pirë ujë me limon në mëngjes?!

Shkup, 30 tetor 2014 (MIA) - Cila është historia e vërtetë që fshihet mbrapa këshillës për të pirë ujë të ngrohtë me limon në mëngjes?! Magjia e të pirit të ujit me limon sigurisht që mbështetet në një lloj vërtetësie, përsa i përket përfitimeve shëndetësore nga kjo “kurë”. Por një ritual i tillë mbivlerësohet shpesh herë. Le të shohim se ku mbështetet ky pretendim:

1.Limoni përmirëson tretjen! Në disa raste fryti i limonit mund të përkeqësojnë problemet me stomakun tuaj. Acidi i limonit mund të shkaktojë dhimbje në stomak. Por atëherë nga gjendet ideja që limoni përmirëson tretjen!! Acidi i limonit mund të përmirësojë absorbimin e hidroksid aluminit, një përbërës aktiv që shërben kundër acidit në stomak, por ky fakt është një spekulim i plotë pasi në disa individë, kjo gjë mund të ketë efekt të kundërt.

2.Lëngu i limonit rrit thithjen e mineraleve! Vitamina C që gjendet në lëngun e limonit ka treguar për thithjen e mineraleve, por ju nuk keni nevojë për lëng të ngrohtë limoni për ta marrë këtë efekt. Vitamina C është një nga vitaminat që gjendet kudo në fruta dhe perime.

3.Limoni është detoksifikues! Një nga përfitimet më të mëdha që flitet për limonin, është se ai ka efekt për të çliruar helmet nga organizmi tuaj. Megjithatë mjaft mjekë sugjerojnë që ju të jeni skeptikë në lidhje me këtë gjë pasi, ky problem është disi i përgjithshëm dhe mjaft kompleks. Cilat janë helmet që duhen larguar? Ku po shkojnë ato?

Ideja e detoksifikimit është e lidhur me një element që gjendet në agrumet dhe që quhet D-limonene. Por a përmban mjaftueshëm D-limonele limoni për të përmirësuar procesin e detoksifikimit!! Në fakt studiuesit thonë që doza e këtij elementi në limon nuk është e lartë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail