Femrat, më të prekura nga dhimbja e kokës!

Dhimbja e kokës është më e përhapur te femrat. Ndërkohë që vetëm një lloj i veçantë dhimbjeje dallohet te meshkujt, dhe kjo pasojë e efekteve hormonale, pasi shpesh gjatë shtatzënisë dhimbja e kokës zhduket.

Një nga tezat kryesore që shpjegojnë pse femrat vuajnë nga dhimbja e kokës apo migrena është edhe faza ovulatore apo para ciklit mestrual, pasi në këtë periudhë vërehet një rritje e estrogjenit dhe pakësim të progresteronit.

Një tjetër arsye është edhe jeta e përditshme shumë e tensionuar i shtyn femrat të kontrollojnë emocionet e tyre dhe zakonisht preken më shumë femrat në karrierë, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, sipas statistikave zakonisht dhimbja e kokës në 50 për qind të rasteve është e trashëguar, nëse të dy prindërit vuajnë nga dhimbja e kokës, 30 për qind në rast se vuan vetëm një nga prindërit dhe 20 për qind në rast kur asnjë nga prindërit nuk është prekur nga dhimbja e kokës.

Në nivelin psikologjik dhimbja e kokës është e lidhur me personalitetin e predispozuar për të vuajtur nga dhimbja e kokës, në të cilën përfshihen persona me nivel të lartë inteligjence, shumë të ndjeshëm, me aftësi të mëdha vetëkontrolli, temperament energjik, perfeksionit, superkritikë, etj.

Zakonisht dhimbja e kokës prek të gjitha moshat, ndërsa nis të shfaqet rreth adoleshencë dhe në moshën 30-50 vjeçare. Ndërkohë që edhe fëmijët shpesh herë preken nga ky shqetësim, megjithëse për këtë grup-moshë është shumë e vështirë përdorimi i medikamenteve. Gjatë një kërkimi shkencor mes fëmijëve të shkollës fillore është vërejtur se më shumë se ¼ e tyre vuanin shpesh herë nga dhimbja e kokës.

Por sipas psikologëve në pjesën më të madhe të tyre dhimbja e kokës shkaktohet nga ndarja apo divorci i prindërve, që shumë herë shoqërohet me nervozizëm, pagjumësi, shpërqendrim, mbyllje në vetvete, tension emocional, paaftësi për të përballuar shoqërinë, etj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail