Depilohuni me laser, dilemat marrin fund!

Heqja e qimeve me laser bën ëndrrën tuaj të vërtetë. Imagjinoni sa e lehtë do jetë jeta pa qimet e padëshiruara. Harroni përdorimin e dyllit, briskut, kremit dhe makinës për heqjen e qimeve.



Çfarë është laseri dhe si vepron ai?

Laseri futet në grupin e aparaturave që veprojnë nëpërmjet dritës. Rrezja laserike është një rreze drite e përqendruar dhe e drejtuar, e cila kur takon indin që duam ta shkatërrojmë, shndërrohet në energji termike.

Me depilimin me laser realizojmë shkatërrimin termik të rrënjës së qimeve (photothermolysis selektiv), pa shkaktuar dëme në indet përreth. Aparaturat e teknologjisë së fundit bëjnë të mundur kontrollin shumë të mirë të rrezes dhe të energjisë, të cilën ajo e përcjell duke siguruar trajtim adekuat dhe eliminimin e qimeve pa ndonjë efekt anësor.

Depilimi me laser nuk arrin të eliminojë të gjitha qimet në një seancë, sepse çdo folikul i qimes ka një cikël të zhvillimit të pavarur nga folikujt e qimeve të tjera. Laseri shkatërron vetëm qimet që ndodhen në fazën e rritjes (anagjene), sepse në këtë fazë qimet kanë një sasi të bollshme të melaninës. Kjo është arsyeja përse nevojiten disa seanca për të patur efektin e dëshirueshëm. Pas çdo seance, qimet bien dhe nuk ripërtërihen për një kohë relativisht të gjatë. Gjatë regjenerimit, qimet e reja do të jenë më të holla, më të dobëta dhe më pak të dukshme. Mesatarisht, pas disa seancave trajtimesh me laser, rezultati përfundimtar është shumë i mirë dhe afatgjatë.

Depilimi me laser bëhet zakonisht për arsye estetike. Por ka edhe arsye mjekësore për heqjen e qimeve me laser. Shpesh pas përdorimit të briskut, dyllit ose makinës depilatore, krijohen puçrra të vogla me qelb - folliculitis. Në këto raste, heqja e qimeve me laser është e vetmja zgjidhje. Tek rastet kur qimet paraqiten edhe në fytyrë tek femrat për shkak të çrregullimeve hormonale (hirzutizmi), laseri është i vetmi që mund të garantojë rezultate të qëndrueshme!

Depilimi me laser aplikohet në çdo zonë të trupit, si në:

▪ fytyrë (buzën e sipërme, faqet, vetullat);

▪ krahë, parakrahë

▪ sqetulla

▪ zonën intime

▪ këmbë

▪ gjoks, bark, shpinë

Depilimi me laser është procedurë që aplikohet si tek femrat ashtu dhe tek meshkujt.

Këshilla jonë është që të mos frikësoheni nga trajtmi me laser, sepse është mjekimi i vetëm me qëllim të zhdukjes së përgjithshme të qimeve në trup dhe fytyrë.

Ky trajtim ka 30 vite që përdoret, ndërsa nuk ka raste të raportuara me afekte anësore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail