Ja çfarë të bëni për të luftuar ankthin dhe mendimet negative!

Për te larguar mendimet e këqija dhe ankthin gjate darkës, ka një zgjidhje te lehte qe mund ta bëjnë te gjithë. Ja cila është ajo.Sipas një studimi amerikan, për te larguar mendimet e këqija dhe ankthin gjate darkës, mire është te shtriheni herët për te fjetur ne mënyrë qe gjumi te jete i mjaftueshëm dhe cilësor.

"Mendimet negative te përsëritura" vijnë si pasoje e ankthit dhe shqetësimit te tepërt dhe te vazhdueshëm qe lidhet me te ardhmen, te shkuarën apo me përvojat negative. Studimi u krye tek 100 te rinj te cilëve iu kërkua te plotësonin një pyetësor mbi gjumin dhe te hidhnin te dhënat ne kompjuter.

Ekipi i studiuesve do mund te mësonte kështu se sa te shqetësuar ishin ata, sa mendime negative kishin dhe sa te fiksuar ishin për diçka. Këto tre shenja janë karakteristike te "mendimeve negative te përsëritura".

Pasi u analizuan te gjitha te dhënat, doli përfundimi se ata qe flinin pak dhe vone ne mbrëmje, kishin me shume mendime negative se te tjerët. Ata qe respektonin kohen e duhur për gjumë (te paktën 7 ore) dhe këtë e zbatoni rregullisht, ishin me pak te prekur nga ankthi. "Duke zbuluar këtë lidhje te ngushte midis kohëzgjatjes se gjumit dhe mendimeve negative, ne te ardhmen mund te arrihet je mënyrë e re për te trajtuar personat qe vuajnë nga ky problem."- ka thënë Doktori Meredith Coles, bashkautor i studimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail