Përse e duam qepën!

Një numër i madh i hulumtimeve ka treguar se qepa ka një avantazh të madh në gjendjen e përgjithshme të shëndetit dhe mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.

Qepa është perime me vlera ushqyese. Ajo përmban shumë pak kalori dhe shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë të rëndësishëm.

Një kokë e qepës përmban rreth 64 kalori, 15 gramë karbohidrate, O gram yndyrë dhe kolesterol, 3 gram fibra dhe 2 gram proteina.

Qepa përmbush madje 10 për qind të vlerës së rekomanduar ditore për konsumin e vitaminës e, B dhe manganit. Gjithashtu përmban kalcium, hekur, acid folik, magnez, fosfor, kalium dhe antioksidantin kuercetin.

Konsumi i cilitdo lloj të frutave dhe perimeve është i lidhur me një rrezik të reduktuar të zhvillimit të sëmundjes, dhe studimet kanë treguar se qepët në këtë janë shumë efikase.

Parandalimi i kancerit

Studimet kanë treguar që personat të cilët konsumojnë rregullisht qepë, kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë. Një studim ka treguar se qepët mund ta zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës, si dhe ta ngadalësojnë përhapjen e qelizave të kancerit.

Disponim dhe gjumë më të mirë

Acidi folik mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të depresionit. Qepët e nxisin lirimin e hormoneve të lumturisë – serotoninës, dopaminës dhe norepinefrinës. Ato e rregullojnë disponimin tuaj, ndihmojnë në kontrollin e oreksit dhe e përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Lëkurë dhe flokë më të bukur

Një studim zbuloi se ata që konsumojnë qepë rregullisht, kanë më pak probleme me shëndetin dhe pamjen e lëkurës dhe flokëve të tyre. Shkencëtarët besojnë se për këtë është meritore vitamina e, e cila e stimulon prodhimin e kolagjenit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail