Vajzat që ushtrojnë janë më pak të dhunshme, por kjo nuk vlen edhe për meshkujt!

Vajzat të cilat rregullisht bëjnë ushtrime, më pak do të lëshohen në sjellje të dhunshme, theksohet në hulumtimin e ri.

Hulumtimi është prezantuar në takimin vjetor të Shoqërisë akademike pediatrike në Washington. Gjatë hulumtimit, i cili ka filluar në vitin 2008, janë anketuar 1.312 nxënës në katër shkolla të mesme në New York.

Nxënësit i kanë pyetur se sa shpesh ushtrojnë, sa barkushe bëjnë gjatë ushtrimeve, sa ka zgjatur vrapimi i tyre më i gjatë në katër javët e fundit, dhe nëse janë marrë me ndonjë sport ekipor në vitin e fundit. Po ashtu nxënësit i kanë pyetur nëse kanë mbajtur armë në 30 ditët e fundit, nëse kanë pasur ndonjë konflikt fizik në vitin e fundit, dhe nëse kanë qenë anëtarë të ndonjë bande.

Rezultatet kanë treguar që vajzat që ushtrojnë rregullisht kanë shumë më pak prirje ndaj sjelljes së dhunshme.

Interesante është që ushtrimet aspak nuk ndijojnë tek të testuarit mashkullor, ka treguar hulumtimi. Por hulumtuesit shtojnë që kjo megjithatë nuk duhet të merret si e mirëqenë, pasi që një numër i madh i njerëzve nuk ka dashur të përgjigjet në disa pyetje.

“Ky hulumtim është vetëm fillimi, por ka treguar që ushtrimet e rregullta ndikojnë në reduktimin e sjelljes së dhunshme. Është e nevojshme të bëhen hulumtime të reja”, ka thënë autori kryesor i këtij studimi, Noe Romo, përcjell koha.net.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail