Pse nuk mund t’i hiqni kilogramët!

Ushtroni rregullisht, përcillni kaloritë e konsumuara, por kurrsesi nuk mund të hiqni kilogramët e tepërt. Ju sjellim arsyet më të shpeshta pse dobësimi nuk ka sukses.

Konsumoni shumë pak ujë. - Të gjithë tashmë e dimë që uji është i rëndësishëm kur është në pyetje dobësimi. Ndihmon në kontrollimin e apetitit dhe ka shumë më pak mundësi që do të hani tepër. Por kjo nuk është e tëra. Sepse, kur keni dehidruar, veshkat tuaja nuk mund të funksionojnë në mënyrë normale, prandaj trupi edhe më shumë i bën presion mëlçisë. Dhe derisa mëlçia punon për së tepërmi, yndyrat që i konsumoni nuk do të shpërbëhen, por do të ruhen.

Po ashtu duhet të dini që nëse rritni konsumimin e fibrave, po ashtu duhet ta rritni edhe konsumiminn e ujit. Sasinë e fibrave rriteni ngadalë, ndërsa të njëjtë gjë duheni ta bëni edhe me ujin. Në të kundërtën në vend se ta nxisni tretjen do të shkaktoni konstipacion (kapsllëk).

I kapërceni proteinat. - Shumë hulumtimet kanë dëshmuar që konsumimi i shtuar i proteinave përshpejton dobësimin. Proteinat shumë shpejtë krijojnë ndjenjën e ngopjes, e cila zgjat më gjatë. Po ashtu nxisin ndërtimin e muskujve, dhe djegien e yndyrave. Trupi juaj duhet të angazhohet më shumë për të shpërbërë proteinat, në krahasim me karbohidratet ose yndyrat.

Konsumi i rekomanduar ditor i proteinave varet nga pesha juaj, por shumica e personave duhen të konsumojnë prej 40 deri 80 gramë proteina në ditë. Burime të shkëlqyeshme janë jogurti, vezët, mishi i gjeldetit, pulës, peshkut ose fasulet. Për messhujtë zgjidhni bajamet të cilat do të përmbushin dëshirën tuaj për delikatesa dhe njëkohësisht do t’u mbajnë të ngopur.

Ditët i kaloni ulur. - Madje edhe nëse çdo ditë ushtroni, nuk duhet që pjesën tjetër të ditës ta kaloni vetëm ulur. Hulumtimet shkencore kanë treguar që edhe disa orë në ditë ulur ngadalësojnë djegien e yndyrave. Vetëm 2 minuta ecje çdo një orë do të jenë të mjaftueshme që trupi të vazhdojë në mënyrë efikase t’i djeg yndyrat, ndërsa gjatë ditës do të shpenzoni 59 kalori më shumë.

Personave të cilët ditët i kalojnë ulur para kompjuterit ekspertët u rekomandojnë që para monitorit të vendosin diçka që ua përkujton që duhet të shëtisin çdo një orë. Çdo ditë duhet të bëjmë 10.000 hapa. Edhe pse kjo tingëllon shumë dhe e paarritshme, do ta arrini këtë shumë lehtë nëse shëtisni derisa flisni në telefoni, liftin e zëvendësoni me shkallë dhe nëse vraponi në vend derisa shikoni televizorin.

Ushtroni rregullisht. - Edhe pse tingëllon e pazakonshme, ushtrimet e përditshme mund t’ua vështirësojnë humbjen e kilogramëve, transmeton Koha.net. Hulumtimet kanë treguat që personat të cilët ushtrojnë rregullisht konsumojnë më shumë kalori sepse mendojnë që u lejohet ta bëjnë këtë. Kjo më së shpeshti ndodh te fillestarët. Ata më së shpeshti ndjejnë uri menjëherë pas ushtrimeve sepse trupi mësohet në reduktimin e kalorive. Kjo nuk do të thotë që duhet të qëndroni të uritur, por pas ushtrimeve hani diçka që do t’ju ngopë, por jo edhe t’ju trashë.

Stresi kronik. - Hormoni i stresit, kortizoli përshpejton apetitin, por edhe dëshirën për karbohidrate. Madje edhe nuk ndjeni dëshirë për karbohidrate, trupi juaj do ta ruajë sasinë më të madhe të yndyrave, në vend se ta përdorë si burim të energjisë.

Hulumtimet kanë treguar që stresi kronik rrit rrezikun nga grumbullimi i yndyrave në zonën e abdomenit, çka është më e keqja për shëndetin tuaj, kështu që niveli i tepërt i yndyrave në zonën e abdomenit rit rrezikun nga krijimi i diabetit të tipit 2, sëmundjet e zëmrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, zemrës dhe sulmit në tru.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail