Çokollata dhe vera e kuqe, ushqyese mjaft të mira të zemrës dhe dashurisë!

Ushqyese mjaft të mira të zemrës…. dhe të dashurisë.

Janë dy nga zgjedhjet që mund të kesh bërë për të kaluar një darkë romantike me të dashurin. Dhe është kombinimi perfekt. Çokollata e zezë dhe vera e kuqe janë dy komponentë kyç për të pasur një zemër të shëndetshme. Nëse do ta mbash zemrën me rrahjet e forta të dashurisë, një zgjedhje e mirë shëndetësore do të ishte një gotë verë e kuqe dhe disa copa çokollatë e zezë - nuk kanë zëvendësim me asgjë tjetër.

Dietologët e Universitetit të Shëndetësisë “Loyola” këshillojnë se ky kombinim perfekt mes çokollatës së zezë dhe verës së kuqe janë komponentë shumë të mirë për ta mbajtur të shëndoshë zemrën. Kjo, sepse vera e kuqe dhe çokollata e zezë me përmbajtje kakaoje 70 për qind ose edhe më shumë, mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Vera e kuqe, në të njëjtën kohë, ndihmon edhe në përmirësimin e nivelit të kolesterolit.

Dietologët sugjerojnë se konsumi në masë mesatare i verës se kuqe mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, shkruan revistaclass. Vera e kuqe mban në nivele të ekuilibruara kolesterolin, por në të njëjtën kohë, është e pasur me antioksidues (polifenolët, artrocianidinët dhe resveratrolë), të cilët gjenden në rrushin e kuq.

Një gotë me 150 ml në ditë për femrat dhe dy gota për meshkujt, kombinuar me çokollatë të zezë, është idealja për të mbajtur zemrën nën kontroll.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail