Dietat e pasura me fibra përshpejtojnë dobësimin!

Dëshmia e re sugjeron se humbja e peshës është aq e thjeshtë sa ngrënia e më shumë fibrave - ashtu disi.

Një studim i ri zbuloi se ekziston një strategji e thjeshtë e cila funksionon: hani më shumë fibra. Shtimi i vetëm 30 gramëve të fibrave në dietën e pjesëmarrësve në studim, theksuan hulumtuesit në Shkollën

Mjekësore të Universitetit të Massachusetts, u përputh apo i tejkaloi efektet e dietës së këshilluar nga

American Heart Association (AHA).

Dieta e AHA-së përfshin 13 komponentë, dhe edhe pse pjesëmarrësit e studimit që e aplikuan atë humbën pak më shumë peshë se sa ata që ishin fokusuar në fibra, mospërputhja ishte e papërfillshme.

“Dieta me komplekse AHA rezultoi në humbje pak me të madhe (por jo statistikisht të rëndësishme) të

peshës, por një qasje e thjeshtuar që e thekson vetëm konsumin e rritur të fibrave mund të jetë një alternativë e arsyeshme për individët, të cilët e kanë të vështirë ta aplikojnë një dietë më të komplikuan” tha studiuesi kryesor, dr. Yunsheng Ma, profesor i mjekësisë, në një njoftim për shtyp.

Pjesëmarrësit të cilët e aplikuan dietën me fibra ishin në gjendje të humbin peshë, ta ulin shtypjen e gjakut, dhe ta përmirësojnë reagimin e tyre, ndaj të gjithë 240 vullnetarët që morën pjesë në studim, kishin simptoma të sindromës metabolike, duke përfshirë shtypjen e lartë të gjakut, sheqerin e lartë në gjak, kolesterinën e lartë dhe ishin me mbipeshë.

Hulumtuesit theksuan se dieta është më efektive kur fibrat vijnë nga frutat, perimet dhe proteinat e papërpunuara - dhe jo nëpërmjet suplementeve. Disa prej artikujve më të shëndetshëm ushqimorë me shumë fibra janë: drithërat integrale si elbi dhe tërshëra; perimet si spinaqi dhe karotat; bishtajoret si leblebia dhe fasulet Lima; frutat si mollët dhe bananet; dhe proteinat si farat dhe arroret.

“Përveç kontrollit të peshës, dietat me fibra mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare”, tha për Blogun Shëndetësor të Harvardit, dr.Frank Hu, profesor i nutrologiisë dhe epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit, i cili nuk ka marrë pjesë në studim.

Hulumtuesit vlerësojnë se dieta më e thjeshtë si qasja “me me shumë fibra” do të mund ta promovojë një aplikim me afatgjatë. Konsumimi i me shumë fibrave mund t’i ndihmojë gjithashtu ata që mbajnë dietë të ndihen ngopur pa ngrënë tepër.

Studimi i ri u botua këtë javë në ‘Annals of Internal Medicine”.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail