Një gotë lëng panxhari në ditë redukton tensionin për 10 milimetra!

Një gotë lëng panxhari në ditë mund të ulë tensionin, thonë shkencëtarët britanik, të cilët kanë vërtetuar që një gotë e këtij lëngu redukton tensionin për 10 milimetra të treguesit të zhivës, dhe në rastet e disa të testuarve tensioni ulet në vlerat normale.

Sipas rezultateve të publikuara në revistën “Hypertension” nitratet nga panxhari zgjerojnë damarët e gjakut çka ndihmon qarkullimin e gjakut. Shumë persona me angina pectoris përdorin ilaçet në bazë të nitrateve për të lehtësuar simptomat e sëmundjes së tyre, transmeton Koha.net.

Shkencëtarët nga Barts Health HNS Trust dhe Fakulteti londinez i mjekësisë të cilët me vite kanë hulumtuar ndikimin e panxharit në uljen e tensionit të gjakut paralajmërojnë në një efekt të mundshëm anësor të konsumimit të panxharit –urina merr ngjyrë rozë.

Në natyrë nitrate ka në tokë nga ku e marrin bimët të cilave u nevojitet për rritje.

Udhëheqësja e hulumtimit Amrita Ahluwalia thotë se si ekipi i saj ka qenë i befasuar se sa pak nitrate janë të nevojshme për efekt aq të fuqishëm në tension, përcjell BBC. Hulumtimi është kryer në 15 vullnetarë.

“Shpresojmë që rritja e konsumimit të perimeve me përqindje të lartë të nitrateve si perimet e gjelbra ose panxhari, që lehtë mund të aplikohet si ndryshim i stilit të jetesës, do të përmirësojnë shëndetin kardiovaskular”, shton Ahluwalia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail