Të zemëruarit hanë çipsa, ndërsa ëmbëlsira ata me stres

Njerëzit nuk hanë vetëm kur janë të uritur, por edhe kur dëshirojnë të shtypin emocionet e caktuara. Pikërisht ky është shkaku kryesor për grumbullimin e kilogramëve të tepërt. Truku është në atë që të dalloni se cilat gjendje emocionale ju nxisin të hapni frigoriferin.

Kështu, zemërimi rrit dëshirën për ushqime të njelmëta si çipsi.  Derisa hani ushqim të tillë, njerëzit e zemëruar "tregojnë dhëmbët", çka është shprehje natyrale e zemërimit. Për dallim nga ajo emocionale, uria e vërtetë mund të kënaqet me çfarëdo ushqimi. Përveç kësaj, uria e vërtetë fizike forcohet gradualisht, derisa ajo emocionale në një moment jeni të ngopur, në tjetrin “vdisni nga uria”.

Për shembull, ngrënia shpesh lidhjet me shëndetin.

Nëse jeni të zemëruar, provoni të përtypni karotë të freskët.

Akullorja vepron si tabletat për qetësim.

Kokoshkat dhe bonbonet e vogla janë ilaç kundër mërzisë.

Edhe ndenja e fajit zgjon urinë.

Ushqimi për fëmijë ndihmon kundër ndjenjës së pikëllimit.

Ushqimin e festave e shijojnë njerëzit e lumtur.

Karbohidrate hanë ata që dëshirojnë të ikin nga stresi.

Me çokollatë luftojmë kundër ndjenjës së ankthit.

Fatkeqësisht, disa ushqime mund të vështirësojnë edhe më shumë gjendjen momentale. Në mes tyre janë produktet e furrës nga mielli i bardhë, ushqimet shumë të ëmbla dhe yndyrshme, të cilat nxisin mungesa vitaminash në organizëm, çka edhe më shumë nxit ndjenjën e stresit dhe pakënaqësisë dhe kështu krijohet rrethi vicioz.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail