Studim: Vera e kuqe lufton depresionin!

Resveratroli, një përbërës i gjetur te lëkura e rrushit të zi, mund të parandalojë sjelljet depressive.

Shumica prej nesh mund të pimë një gotë verë (ose më tepër) kur ndihemi keq për diçka. Tani, shkenca konfirmon se mund të ketë një arsye biologjike pse ne i drejtohemi ‘shishes’ – ajo përmban një komponent, përveç alkoolit, që mund të na bëjë të ndihemi më mirë.

Në fillim të këtij viti, shkencëtarët kanë gjetur prova biologjike, sipas të cilave, inflamacioni i trurit lidhet me depresionin. Së fundmi, kërkuesit nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Karolinës, kanë zbuluar se resveratroli, një përbërës i gjetur tek lëkura e rrushit të zi, mund të parandalojë inflamacionin dhe sjelljet e tipit depresiv. Autorët e studimit gjetën se, minjtë e “sulmuar” në mënyrë të qëllimshme nga disa minj të tjerë, zhvillonin sjellje të ngjashme me atë depresive. Kur ata u dhanë atyre një dozë ditore të resveratrolit (një sasi e barabartë me atë që gjendet te 6 gota verë) gjetën se, pas 5 ditësh trajtimi, minjtë u përfshinë në aktivitete shpërblyerse dhe të kënaqshme. Autorët shpjegojnë se një nga tiparet kryesore të depresionit është “pakësimi i interesit për aktivitetet që ngjallin interes dhe kënaqësi”. Po ashtu, resveratroli gjendet edhe te çokollata, por mund të blihet edhe si suplement shtesë, transmeton Koha.net. Studime të mëparshme kanë treguar se ky përbërës mund të luftojë plakjen dhe sëmundjet kardiovaskulare, por edhe të luajë rol në parandalimin e diabetit dhe obezitetit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail