Si ndryshon me vite vizioni për lumturinë!

Pse ajo çka na bën të lumtur në rininë e hershme, në vitet e pjekurisë nuk ka më rëndësi për ne? Tingëllon e njohur kjo?

Praktikisht, një nga gjërat më të vështira të lidhura me lumturinë është ta definojmë qartë. Çfarë do të thotë me të vërtetë lumturia dhe çfarë është ajo që na bën sinqerisht të lumtur? A është ndjenja e kënaqësisë të cilën na e krijon jeta e përmbushur me qëllim të caktuar qartë?

Heidi Grant Halvorson, së fundi ka publikuar një libër shumë interesant me titullin “The Atlantic“, i cili flet se si vizoni i saj për lumturinë bëhet gjithnjë e më monoton me kalimin e viteve. Tani të lumtur atë e bëjnë mbrëmjet e qeta të së shtunës të kaluara në shoqëri të librit, çka ka qenë e paparamendueshme për të si 22-vjeçare.

Çfarë ndryshon, e kanë treguar hulumtimet e kryera në më shumë se 12 milionë blogë personal, të njerëzve “të zakonshëm”. Shkencëtarët përmes analizës së atyre blogëve kanë kërkuar dëshmi se si ndjenja e lumturisë ndryshon me kalimin e viteve, transmeton Koha.net. Blogerët e rinj lumturinë e kanë lidhur me ngazëllimin dhe ekstazën në situatat kur bien në dashuri, avancohen në punë ose shpërngulen në qytet të ri.

Blogerët më të vjetër nga ana tjetër lumturinë e kanë lidhur me ndjenja, qetësinë, relaksimin, lehtësimin, atë çfarë ndjeni kur e paguani kredinë, pajtoheni me partnerin, shëroni sëmundjen.

Definicioni i lumturisë ndryshon sepse ndryshon i tërë këndvështrimi për jetën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail