Dieta e pasur plot me fibra e zgjat jetën!

Dieta e pasur me fibra rrit shanset e shërimit pas një sulmi në zemër dhe e zgjat jetën për rreth nëntë vjet, deklaruan shkencëtarët amerikanë.

Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuar në revistën "British Medical Journal", rritja e përditshme e konsumit të ushqimit me fibra për 10 gramë është e lidhur me një rrezik të reduktuar të vdekjes për 15 për qind.

Ushqimi me fibra e rregullon shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterolit, thonë studiuesit dhe shtojnë se është më e thjeshtë, për fillim, që të zëvendësohet konsumimi i bukës së bardhë me atë të grurit integral.

Ekspertët rekomandojnë konsumin ditor prej 38 gramë fibrash, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Burimet e mira të fibrave janë frutat, si bananet dhe mollët, perimet si karotat dhe patatet, buka integrale, drithërat dhe krundet.

Patatet me lëvore dhe fasulet e pjekura përmbajnë rreth 10 gramë fibra, ndërsa dy feta bukë integrale përmbajnë rreth katër gramë fibra.

Ushqimi që nuk përmban fibra është i lidhur me problemet me tretje dhe gazra, të cilat mund të çojnë në shfaqjen e kancerit, por edhe çrregullimet e zemrës.

Studimi konstatoi se mundësia e mbijetesës pas një sulmi në zemër rritet në varësi të konsumimit të ushqimit me fibra, sidomos për mëngjes.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail