Sonte, Anastasia në Tiranë! Abuzimet me biletat, dyfishohet çmimi

Ndodh rëndom në vendin tonë, që në raste organizimesh të mëdha, vështirësia për të siguruar një biletë të jetë e madhe. Sigurisht, për një këngëtare si Anastasia, që interesimi është i madh, gjërat bëhen edhe më të vështira. Por, në të vërtetë për koncertin e këngëtares me çmimet e biletave është abuzuar.

E ndërsa organizatorët e koncertit kanë përcaktuar katër tarifa për katër zona të veçanta në stadiumin "Qemal Stafa", në të vërtetë fansat e këngëtares kanë paguar dy herë më shumë për të shijuar performancën e Anastasias "live".

Organizatorët e ngjarjes në fjalë kanë rrëfyer se çmimet e biletave nisnin nga 10 euro, për të vazhduar me 15 euro, 20 euro dhe 40 euro për zonën VIP.

Megjithatë, dëshmi të fansave të këngëtares kanë rrëfyer se biletat e zonës VIP janë shitur nga 60 deri në 80 euro. Ndërkohë, çmimet e tjera për të siguruar një biletë fillonin që nga 20 euro dhe 40, në dy nga platetë e "Qemal Stafa".

Anastasia shquhet jo vetëm si një këngëtare me një ngjyrë unike vokale, por edhe si kompozitore, producente, filantrope dhe njëkohësisht stiliste. E konsideruar si një nga artistet me suksesin më të madh të mileniumit, emri i saj renditet mes figurave më të mëdha në industrinë muzikore. Anastasia njihet botërisht si "The little lady with the big voice", e kjo për shkak të staturës së saj të vogël, pasi këngëtarja është vetëm 1.57 m e gjatë.

Që nga debutimi i saj i parë, Anastasia ka lançuar 6 albume, duke shitur rreth 85 milionë disqe në të gjithë botën. Gjithçka gati për koncertin
Anastacia ka mbërritur në Tiranë dhe gjithçka është gati për koncertin sot në stadiumin "Qemal Stafa".

Ylli amerikan i popit, e shoqëruar edhe nga stafi i saj, është pritur në aeroportin e Rinasit nga organizatorët e koncertit, të cilët e kanë drejtuar në hotel “Sheraton” ku këngëtarja është akomoduar.

Sikurse mësohet, Anastacia ka kërkuar të qëndrojë larg vëmendjes së medias dhe këto janë të paktat foto që paparazët kanë mundur të shkëpusin prej saj. E ndërsa organizatorët tregojnë se ende mund të gjenden bileta për ata që duan ta ndjekin ‘live’ këngëtaren, duket se një sërë surprizash janë përgatitur nga artistja për publikun shqiptar.

Mësojmë se gjatë ditës ajo do të fshehë dy bileta në qytet dhe kush arrin t’i gjejë mund ta ndjekë koncertin falas. Nuk dimë ende nëse do të jetë i pranishëm në koncert edhe kryeministri Rama, i cili e ka mbështetur këtë aktivitet, por dimë se përpara koncertit, ai do të ketë një takim në ambientet e Kryeministrisë me këngëtaren e njohur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail