Eneda Tarifa, gjithçka gati për "Eurovision"

Një ditë përpara nisjes për në Stokholm, Eneda Tarifa, përfaqësuesja shqiptare në garën europiane të këngës, thotë se gjithçka është gati për skenën e madhe të "Eurovision".

"Kemi kaluar provat me tre back vokalistët dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatin që kemi arritur", tha Eneda Tarifa.

Gold do të jetë ngjyra e fustanit me të cilin Tarifa do të performojë më 12 maj, një fustan i gjatë të cilit nuk do t’i mungojnë detajet.

"Veshja është pothuajse e mbaruar. Pas disa provash e kthimesh prapa, propozimesh të tjera, sepse ky është një proces dhe bashkëpunim me organizatorët e Eurosong, vendosëm që ngjyra të ishte gold. Ngjyrë shumë e bukur që do i shkojë shumë ‘Përrallës’", tha ajo.

Eneda Tarifa do të garojë e 17-ta në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision, ndërsa kënga përfaqësuese është ajo me titull "Përrallë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail