Rita nderon nënën dhe luftën e saj kundër kancerit të gjirit



Për hir të Ditës së Nënave, këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, në emisionin special "VH1 Dear Mama" ka folur për nënën e saj, Verën, dhe betejën me kancerin e gjirit.

Në një video të publikuar në YouTube, Rita rrëfen për historinë e nënës së saj që nga largimi nga Kosova më 1991.

"U largove nga Kosova si doktoreshë, ndërsa kur erdhëm në Londër u desh të shkoje në shkollë për 6 vjet për t’u rikualifikuar. Të është dashur të rimesoje gjithçka nga fillimi, madje edhe gjuhën vetëm për të treguar veten", ka thënë Rita Ora.

"Por, nënë t’i kurrë nuk u dorëzove. Përveshe mëngët, shkove në shkollë, nise një punë për të ndihmuar babanë dhe për të përkrahur familjen tonë. Të gjitha këto i bëre gjatë kohës sa ishe duke luftuar ndaj kancerit", ka shtuar ajo e emocionuar. “Kemi thënë se nuk do të qajmë”, i është drejtuar më pas ajo nënës së saj, Verës.

Rita ishte njëvjeçare në kohën kur familja e saj imigroi për shkak të problemeve politike me Serbinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail