Përfundojnë xhirimet e filmit “Pranverë e paharruar…”

Mbi 60 aktorë dhe rreth 200 statistë nga rrethi i Korçës ishin mobilizuar për muaj me radhë rreth xhirimeve të filmit “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, i cili synon të shfaqë premierën në fillim të vitit të ardhshëm

Kanë përfunduar xhirimet e filmit “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, projekt filmik ky që për muaj më radhë kishte zbritur në sheshin e xhirimit aktorët më me zë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Filmi i metrazhit të gjatë është me skenar e regji të Kushtrim Bekteshit nga Maqedonia.

Filmi flet për një fshat thuajse të harruar, ku nuk ka depërtuar teknologjia dhe zhvillohet një jetë e qetë pa probleme. Por një ditë në fshat kthehen dy djem nga jashtë dhe vendosin ta hapin një kafene, dhe që nga ajo ditë ky fshat ndërron rrënjësisht, jo në kuptimin e mirë të fjalës.

Jeta e zakonshme trazohet me ardhjen e tri prostitutave në kafenenë ilegale të dy vëllezërve. Lajmi shpërndahet shpejt dhe prostitutat zgjojnë interesimin e burrave të fshatit. Mbi këtë rrëfim një ekip filmbërësish kanë shfaqur dhuntitë e tyre aktoriale në sheshin e xhirimi në fshatin Gjonomadh të Korçës.

Ekipi i filmit është bashkëfinancuar edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës me konkursin e vitit 2013 në kategorinë koproduksion minor, mëton të shfaqë premierën në fillim të vitit të ardhshëm. Mbi 60 aktorë dhe rreth 200 statistë nga rrethi i Korçës ishin mobilizuar për xhirimet e filmit.

“Falënderoj gjithë ekipin për një punë të mrekullueshme, e sidomos pjesën e ekipit prapa kamerave të cilët me një vetëmohim të madh punuan edhe nga 16 orë në ditë që të arrijmë ta përfundojmë xhirimin me kohë”, ka shkruar në postimin e tij në Facebook aktori kosovar Shkumbin Istrefit.

“Falënderoj gjithë ekipin për një punë të mrekullueshme, e sidomos pjesën e ekipit prapa kamerave të cilët me një vetëmohim të madh punuan edhe nga 16 orë në ditë që të arrijmë ta përfundojmë xhirimin me kohë”, thuhet në postimin e Shkumbin Istrefit.

Në këtë film luajnë emra të njohur nga të gjitha trojet shqiptare si: Shkumbin Istrefi, Osman Ahmeti, Musbajdin Qamili, Ilire Vinca, Luan Jaha, Adriana Matoshi, Ndriçim Xhepa... . Filmi është bashkëprodhim i Media Film Production-Kosovë, Manufaktura Production-Maqedoni dhe SkaNdal-Shqipëri. Poashtu “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Fondi i Filmit të Maqedonisë dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe në partneritet me Radio-Televizionin e Kosovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail