Padi kundër Jim Carrey për shkak të vrasjes së ish-të dashurës

Hedhjen në gjyq për vdekjen e ish-të dashurës, Cathriona White, ylli i Hollivudit Jim Carrey e ka përshkruar si një përpjekje për të shfrytëzuar situatën e tij.

Dokumentet në gjykatë tregojnë se, Carrey është paditur nga ish-bashkëshorti i 30-vjeçares, Mark Burton. Burton pretendon se 54-vjeçari ia ka siguruar të dashurës së tij ilaçet pa recetën e mjekut, duke përdorur një emër të rremë.

Cathriona vrau veten vitin e kaluar me një mbidozë medikamentesh, pikërisht ato që supozohet t’ia ketë blerë Carrey. Aktori u zotua të mos e lërë çështjen me kaq.

“Nuk do të lejoj asnjëri të shfrytëzojë emrin tim, apo atë të gruas që dashuroja”, u shpreh ai. “Shpresoj shumë që një ditë njerëzit të reshtin së përpjekuri për të nxjerrë përfitime nga kjo situatë, e ta lënë Cathrionën të prehet në paqe”.

Faqja e internetit me informacione mbi njerëzit e famshëm, “TMZ” thotë se, në kohën e vdekjes së saj, 30-vjeçarja dhe Carrey kishin pasur një lidhje të paqëndrueshme dhe, pikërisht javën përpara se ajo të ndërronte jetë kishte ndodhur edhe ndarja e radhës.

Por në padinë e Burtonit këmbëngulet se, kur vdiq, Cathriona kishte pasur marrëdhënie intime me aktorin hollivudian. Sipas Burtonit, qetësuesit “Percocet”, “Ambien” dhe “Propranolol”, Carrey i kishte marrë nën emrin e rremë “Arthur King” dhe ia ka dhënë 30-vjeçares, duke e ditur fare mirë se ajo ishte e prirur drejt depresionit dhe se kishte tentuar një herë më parë vetëvrasjen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail