Ndahen edhe figurat e dyllit të Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Los Anxhelos, 21 shtator 2016 (MIA) - Muzeu i dyllit "Madame Tussauds"  në Londër, njoftoi se i ka ndarë figurat prej dylli të aktorëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt, pasi që ata kanë shpallur ndarjen e tyre.

Faqja zyrtare e muzeut ka shpërndarë një fotografi të figurave të dyllit të dy artistëve ku shihen të ndarë ndërkohë që mes tyre ata kanë futur aktorin Robert Pattinson.

"Në përcjellje të lajmeit që ka shokuar botën e shoubizit, ne konfirmojmë se kemi ndarë figurat Angelina Jolie dhe Brad Pitt ", thuhet në njoftimin e "Madame Tussauds".

Çifti në fjalë nisi të frekuentohej prej vitit 2004, ndërsa u martuan në gusht të vitit 2014. Përveç tre fëmijëve biologjikë, kanë dy djem të adoptuar nga Kamboxhia dhe Vietnami, si dhe një vajzë me prejardhje nga Etiopia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail