Aktorja franceze Cotillard mohon përfshirjen në divorcin Jolie-Pitt

Aktorja franceze Marion Cotillard, e akuzuar nga shtypi për një lidhje të mundshme me Brad Pitt, mohon përfshirjen e saj në divrocin e çiftit të famshëm të Hollivudit, shkruan ATSH.

Pitt dhe Cotillard janë bashkëprotagonistë në filmin e ri dramatik "Allied". Sipas spekulimeve që po qarkullojnë në mediat rozë, romanca mes tyre i kaloi kufijtë e sheshxhirimit. Përballë këtyre pretendimeve, aktorja e shumëvlerësuar franceze u detyrua të reagojë në rrjetin social Instagram.

"Ky do të jetë reagimi im i parë dhe i vetëm për këtë rrokullimë lajmesh të 24 orëve të fundit në të cilën më kanë përfshirë. Nuk dua t’i komentoj dhe as nuk dua t’i marr seriozisht këto lajme, por duke qenë se kjo situatë po ndikon te njerëzit që dua, më duhet të flas. Si fillim, shumë vite më parë, unë takova njeriun e jetës sime, babain e djalit tonë dhe fëmijës që po presim. Ai është dashuria ime, miku im më i mirë, i vetmi për të cilin kam nevojë. Së dyti, atyre që kanë thënë se jam e shkatërruar, ju them se jam fare mirë, faleminderit. Kjo bisedë e stisur nuk është assesi shqetësuese. Dhe për të gjitha mediat dhe armiqtë të cilët janë të gatshëm të paragjykojnë, unë sinqerisht ju uroj shërim të shpejtë. Së fundi, uroj me zemër që Angelina dhe Brad, të cilët i respektoj shumë, të mund të gjejnë paqe në këtë moment të trazuar. Me shumë dashuri, Marion."

Dy ditë më parë aktorja e njohur e Hollivudit Angelina Jolie, kërkoi divorcin nga superylli i kinemasë amerikane, Brad Pitt.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail