Jolie dhe Pitt rrezikojnë të humbasin fëmijët

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë pasur një ndarje me konflikte të mëdha. Shumë probleme mes çiftit, ku problemi më i madh janë fëmijët. Këto probleme siç duket nuk po përfundojnë për Jolie dhe Pitt.

Dy aktorët rrezikojnë të humbasin fëmijët tyre, më saktësisht ata që kanë birësuar. Sipas "Radar Online", prindërit biologjikë të fëmijëve të birësuar janë shfaqur. Kur Jolie u njoh me Pax, ai jetonte në një jetimore në Vietnam, deri në moshën 3-vjeç.

Aktorja dhe partneri i saj, Pitt e birësuan djaloshin në vitin 2007, pasi ndoqën procedurat ligjore, por një grua me emrin Pam pretendon se është nëna biologjike e djalit dhe dëshiron që ta marrë atë, transmeton KosovaPress.

Rikthimi i nënës biologjike të Pax e ka frikësuar Angelina Jolie, pasi ndoshta nuk do të jetë i vetmi. Tashmë që dy aktorët janë ndarë, prindërit e tjerë biologjikë të tre fëmijëve të birësuar mund të ngrenë pretendime. Edhe pse Jolie duket të jetë e gatshme të paguajë shtrenjtë për të mbajtur fëmijët, kjo frikë gjithmonë do të ekzistojë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail