"Kënga Magjike 2016" e fiton Rozana Radi

Tiranë, 11 dhjetor 2016 (MIA) - Këngëtarja Rozana Radi është shpallur fituesja e edicionit të 18-të të festivalit "Kënga Magjike", me këngën e saj "Ma thuaj ti".

Me emocione dhe performanca të shkëlqyera, është kurorëzuar nata finale e festivalit, e mbajtur mbrëmë në Pallatin e Kongreseve, bën të ditur Telegrafi.

Mes 20 këngëve finaliste, fituese e vendit të parë u shpall kënga "Ma thuaj ti", realizuar me muzikë nga Elgit Doda dhe interpretuar nga Rozana Radi, e cila arriti të sigurojë më së shumti vota nga votimet e artistëve.

Në vendin e dytë u rendit Anxhela Peristeri, gjersa vendi i tretë shkoi për artisten Arilena Ara.

Kënga “Ma thuaj ti” është një prej baladave më të fuqishme, e cila trajton temën e femrës, dhe është pëlqyer shumë nga publiku, që në interpretimin e parë të fazës së konkurrimit në “E diela Shqiptare”. Njëkohësisht kënga fituese ka qenë ndër më të votuarat në Internet, çka dëshmon që shija e publikut është pajtuar me atë të votimit të artistëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail