Janet Jackson në moshën 50-vjeçare bëhet nënë për herë të parë

Nju-Jork, 4 janar 2017 (MIA) - Pop-ylli Janet Jackson dje ka lindur fëmijën e saj të parë, një djalë, në moshën 50-vjeçare, ka thënë publicisti i saj.
"Janet Jackson dhe bashkëshorti Wissam Al Mana janë të gëzuar të mirëpresin djalin e tyre të ri . Eissa Al Mana, në këtë botë", ka thënë përfaqësuesi i këngëtares në një deklaratë për revistën "People".
"Janet ka pasur një lindje pa stres dhe të shëndetshme dhe është duke pushuar qetë", ka thënë më tej deklarata, transmeton Koha.net.
Jackson dhe biznesmeni nga Katari, Al Mana, u martuan më 2012, dhe këngëtarja në muajin prill shtyu turneun e saj botëror "Unbreakable" në mënyrë që ata të mund të përqendroheshin në krijimin e familjes.
Në muajin tetor, ajo shfaqi barkun e fryrë në një fotografi ekskluzive për revistën "People".
Jackson nuk ka dhënë detaje tjera për shtatzëninë apo për vendin se ku ka lindur fëmija.
Ajo ka dy martesa të mëhershme: një bashkim njëvjeçar me këngëtarin e muzikës soul, James DeBarge, në mesin e viteve të 1980-ta, dhe me valltarin Rene Elizondo Jr nga 1991-2000.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail