Edhe zyrtarisht mbyllet divorci i Johnney Depp dhe Amber Heard

Los Anxhelos, 14 janar 2016 (MIA) - Pas 15 muajsh të betejave ligjore dhe akuzave reciproke u mbyll divorci mes Johnny Depp dhe Amber Heard: atij i mbetën një koleksion i makinave dhe motorëve të epokës dhe asaj 7 milionë dollarë dhe dy qen.
Në bazë të marreveshjes së arritur mes ish dy bashkëshortëve "piratit" të Hollivudit i mbetëm shumë prona të patundshme mes Los Angeles dhe Parisit, përveç ishullit privat në Bahamas, transmeton ATSH.
Ndërsa aktores së re iu besua kujdestaria e dy qenve të racës Yorkshire terrier Pistol dhe Boo, që ishin në qendër të një skandali , kur padronët e tyre nuk i njoftuan autoritetet australiane gjatë një udhëtimi.
Heard mori nga ish bashkëshorti edhe 7 milionë dollarë, që do të jepen për bamirësi, deklarojnë avokatët e saj. "Gjithçka që Amber donte ishte divorci dhe e mori. Është një ditë e madhe për të", deklaroi për mediat avokati i saj Pierce O'Donnell.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail