Producentët amerikanë promovojnë Elvana Gjatën në tregun botëror

Tiranë, 9 shkurt 2017 (MIA) - Artistët shqiptarë janë në ‘luftë’ drejt depërtimit në tregun botërorë, duket sikur një gjë e tillë është shndërruar në trend të kohëve të fundit, e sa do ja dalin mbetet të shihet.
E fundit që po tenton të hyjë në tregun botëror është artistja e dëshmuar tashmë Elvana Gjata, ndonëse në trojet shqiptare ajo është ndër këngëtaret më të njohura, duket sikur fama nuk po i mjafton, ajo do të vazhdojë tutje të arrijë suksese më të mëdha.
Misterioze si gjithmonë sa i përket projekteve të saj, edhe kësaj radhe artistja nuk ka bërë publike asgjë rreth kësaj çështje, por gjurmët kanë ardhur nga producentët e njohur botërorë të cilët po postojnë fotografi dhe video me artisten shqiptare.
Bëhet fjalë për dy emra të mëdhenj të muzikës botërore, Jason Boynd, i njohur për disa krijime të suksesshme me Usher dhe Justin Bieber si dhe për Sasha Sirota që është një tjetër producent, me të cilin Elvana po bashkëpunon së fundmi. Ai ka punuar me emra të rëndësishëm të muzikës si Justin Bieber dhe Drake, shkruan KultPlus.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail