Eliza rrëfen vitet e vështira

New Hampshire, 14 mars 2017 (MIA) - Eliza Dushku u rrëfye e sinqertë në lidhje me të shkuarën dhe abuzimin me alkoolin dhe lëndët narkotike.
Aktorja me origjinë shqiptare tregoi se ishte vetëm 14 vjeç kur konsumoi për herë të parë drogë.
"Më kujtohet që më pëlqeu herën e parë që e provova. Më pëlqeu ndjesia që më krijoi dhe ndjesitë që më largoi. Më dukej argëtuese dhe e doja drogën edhe kur ajo nuk ishte më. Por droga nuk më donte mua! Nuk donte familjen time dhe as miqtë e miqtë e mi që vdiqën prej saj”, deklaroi Eliza në një takim me gjimnazistë në New Hampshire.
Vendimi për të hequr dorë, vijoi ajo, nuk ishte i lehtë, por as i vështirë.
"Duhej të isha vetvetja për familjen time, për miqtë e mi dhe sot jam një teze shumë e mirë dhe besoj se marr vendime të mira. E kundërta ndodhte kur drogohesha dhe për disa vendime të marra në atë periudhë, nuk jam krenare", thotë ajo.
36-vjeçarja tha se prej 8 vitesh nuk konsumon më as drogë dhe as alkool.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail