Ngrihet aktakuzë ndaj Gold AG për nxitje të urrejtjes ndërfetare

Prishtinë, 17 mars 2017 (MIA) - Kënga “Shqiptar 2” do ta sjellë para gjykatës reperin nga Presheva, Arian Agushi, i njohur ndër shqiptarë si Gold AG.
Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka akuzuar atë për nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, pas denoncimit që ia ka bërë atij në nëntor të vitit 2014 ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama, njëherësh ambasadore e Kosovës në Itali.
Një pjesë e shkëputur nga kënga “Shqiptar 2” është konsideruar si provë kryesore, sipas aktakuzës të cilën e posedon “Koha Ditore”.
Me këtë ajo ka ardhur në përfundim se ka elemente të kryerjes së veprës penale të lartcekur nga reperi Gold AG.
Aktakuza është ngritur nga prokurori Naim Abazi, kurse hetimet rreth këtij rasti patën filluar më 21 nëntor të vitit 2014.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail