Cheryl dhe Liam Payne bëhen prindër

Yjet e muzikës, Cheryl dhe Liam Payne sot kanë konfirmuar se janë bërë prindër, njofton koha.net.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se më 22 mars kishte sjellë në jetë një djalë, transmeton Koha.net.
"Të mërkurën, më 22 mars, Liam dhe unë u bëmë prindër me një djalë jashtëzakonisht të bukur, dhe të shëndetshëm, dhe më duket si ëndërr. Ende nuk ka emër, jemi shumë të lumtur dhe të dashuruar me ardhjen e foshnjës. Urime Dita e Nënës në gjithë botën. Ditë, që tani ka domethënie tjetër për mua përjetësisht", ka shkruar ajo në Instagram.
Muaj më parë kishte pasur spekulime se Cheryl, 33 vjeç, dhe ylli i One Direction, Liam ishin në pritje të fëmijës së tyre dhe asnjëri prej tyre nuk e kishte konfirmuar zyrtarisht këtë lajm.
Dhe vetëm kur Cheryl kishte bërë një reklamë për L’Oreal gjatë muajit shkurt ishte konfirmuar një gjë e tillë, shkruan Metro.
Liam dhe Cheryl për herë të parë ishin takuar më 2010, kur Liam ishte pjesë e audicionit në “X Factor” si 17 vjeçar, përderisa Cheryl ishte juri e shout.
Disa vite më vonë ata i ritakuan dhe ranë në dashuri. Publikisht lidhjen e tyre e kishin pranuar në shkurt të vitit të kaluar, disa javë pas ndarjes së Cheryl nga Jean Bernard Fernandez-Versini.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail