Vdes poeti rus Evgenij Jevtushenko

Moskë, 2 prill 2017 (MIA) - Poeti i njohur rus, Evgenij Jevtushenko, i cili ka qenë yll i letërsisë nga koha e Bashkimit Sovjetik, ka vdekur dje në një spital në Tusla të Oklahomës - SHBA, në moshën 84-vjeçare.
Miku i ngushtë i poetit, Mikhail Morgulis, ka deklaruar për agjencinë TASS dje se "pesë minuta më parë, Evgenij Aleksandroviç ka ndërruar jetë”.
Jevtushenko ishte dërguar në spital më 31 mars. Gruaja e tij, Maria Novikova dhe dy djemtë e tyre, Dmitri dhe Jevgeni, raportohet se kanë qenë pranë poetit kur ai ka ndërruar jetë.
Për vdekjen e Jevtushenkos, presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur ngushëllimet e tij.
"Jevtushenko ka qenë një poet i madh dhe trashëgimia e tij është pjesë e kulturës ruse”, ka thënë zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov.
I lindur në Siberi në vitin 1932, Jevtushenko ka publikuar përmbledhjen e parë poetike më 1952. Po atë vit, në moshën 20-vjeçare, ai u bë anëtari më i ri i Unionit të Shkrimtarëve sovjetikë.
Sipas mediave ruse, poeti i ndjerë kishte shprehur dëshirën që të varrosej në Peredeliko, në periferi të Moskës, ku prehen komuniteti i shkrimtarëve. Ai thuhet se ka shprehur dëshirën që të varroset pranë laureatit të Çmimit Nobel, Boris Pasternak.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail