Princesha japoneze Mako do të martohet me kolegun e saj nga fakulteti

Mbesa e parë e mbretit japonez Akihito, princesha Mako (25) fejohet me ish kolegun e saj nga fakulteti, Kej Komuro, i cili nuk ka origjinë fisnike.
Fejesa zyrtarisht do të publikohet kur do të përfundohet të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë. Këtë në konferencë për media e kumtoi përfaqësuesi i Oborrit mbretëror, i cili mes tjerash, shprehi keqardhje për shkak publikimit të parakohshëm të këtij informacioni.
Princesha është njoftuar me të përzgjedhurin saj para pesë vjetëve, ndërsa ai pas vetëm një vitit i ka propozuar martesë. Prindërit e saj - princi Akisini dhe princesha Kiko e kanë miratuar vendimin e vajzës së tyre, e cila pas martesës do ta humb titullin fisnik dhe do të bëhet "japoneze e zakonshme".
Kej Komuro për momentin jeton në Jokohoma me nën dhe gjyshin e tij, ndërsa punon si jurist.
Princesha Mako është vajza më e madhe prej te fëmijëve të princit Akisikno, i cili është i dyti në rendin e trashëgimisë të mbretit, pas vëllait të tij më të madh, princit Narhuito.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail