Dua Lipa: Shqipja është gjuhë shumë e bukur

Londër, 20 qershor 2017 (MIA) - Këngëtarja shqiptare Dua Lipa dje është lidhur drejtpërdrejt me "The New York Times" në Facebook ku pos këndimit i është përgjigjur edhe pyetjes së fansave të saj.
Lipa, e cila ka thënë se gjithmonë do të jetë falënderuese ndaj babait të saj dhe ndihmesës që ai i ka dhënë, ka thënë se gjuha shqipe është gjuhë shumë e bukur, shkruan KultPlus.
“Gjuha shqipe është shumë e mirë, e bukur, tingëllon mirë. Shumë shpejt do të realizoj diçka në gjuhën shqipe dhe po provoj që kohë pas kohe edhe të incizoj covers të këngëve shqipe”, ka treguar Lipa.
“Shqip kam kënduar vitin e kaluar kur isha në Kosovë, bashkë me babin tim, gjuha shqipe më pëlqen shumë” ka treguar Lipa mes tjerash kur është pyetur se kur do të jetë e pranishme në skenë me ndonjë këngë në gjuhën shqipe..
Lipa ka zbuluar se do të jetë shumë shpejt në Kinë, në Xhakarta dhe në Australi për koncerte të ndryshme solo por edhe me Bruno Mars - këngëtarin me të cilin ajo ka paralajmëruar turneun e përbashkët muzikor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail