Era Istrefi jep intervistë për prestigjozen “Frobes”

Prishtinë, 16 korrik 2017 (MIA) - Era Istrefi po vazhdon të promovohet nëpër botë, në mënyra të ndryshme. Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për prestigjozën “Forbes”, në të cilën fillimisht shkruhet për hapat e parë të karrierës së Erës në Kosovë ku ceken çmimet që ka fituar në festivale të ndryshme brenda territorit shqiptar. Flitet edhe për këngën “Bon Bon” e cila i hapi dyert në arenën ndërkombëtare.
Era ndër të tjerash ka folur për dashurinë e saj për psikologjinë për lidhjen e saj me tekstet që shkruan. Istrefi u pyet edhe për performancën e saj në Choachella, për të cilën tha se ajo çfarë do të dëshironte të ndryshojë është që të jetë në gjendje të kërcejë më shumë, me një fjalë të jetë një Beyonce në skenë.
“Coachella ishte një audiencë krejtësisht e re, kisha disa fansa atje, por shumica e njerëzve as nuk e dinin emrin tim. Ata më dhanë respekt, kërkuan këngën. Isha shumë e lumtur në Coachella”, tha ndër të tjerash ajo, përcjell rtv21.tv
Por kur u pyet se nëse Beyonce është në shkallën e 100 kurse ajo në të parën, çfarë do të duhet të bëjë që ta arrijë atë, Era është përgjigjur se nuk do të donte ta merrte jetën aq seriozisht sa Beyonce, por do të preferonte të ishte si Rihanna, pasi që sipas saj ajo e shijon jetën si një njeri normal. “Perfeksioni lëndon”, ka shtuar ajo.
Ndërkohë asaj iu kërkua që të krahasojë vetën edhe me Rihannën. “Ndjehem sikur jam në kapitullin e dytë dhe ajo është në kapitullin 20-të, kështu që nuk mund ta krahasoj veten me të. Audienca dhe fansat më krahasojnë, duke thënë se kemi zëra dhe tinguj të ngjashëm, të cilën gjë me të vërtetë e dua, sepse ajo ka pasur ndikim të madh në mbarë botën dhe unë jam rritur duke dëgjuar atë. Ndikimi i saj më preku dhe u bë pjesë e rritjes sime.” ka thënë ndër të tjerash Era.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail