Shkëlzen Doli rikthehet në Tiranë me "Muzikë e përzgjedhur shqiptare"

13 gusht 2017 (MIA) - Violinisti i njohur shqiptar Shkëlzen Doli rikthehet sërish për publikun shqiptar, në një koncert të pagëzuar "Shkëlzen Doli - Albanian Soul", që do të mbahet më 23 shtator në sheshin "Skënderbej".
Njoftimin e ka dhënë vetë artisti në faqen e tij në facebook ku sqaron se programi i koncertit do të jetë tërësisht me vepra dhe autorë shqiptarë.
"Të dashur miq, bashkatdhetarë dhe simpatizantë të muzikës tonë të bukur shqiptare! Me shumë dashuri dhe respekt për Ju, më lejoni t’Ju bëj me dije se më 23 shtator 2017 në Sheshin Skënderbej Tiranë do të zhvilloj për Ju Koncertin Open – Air, “Shkëlzen Doli – Albanian Soul” (muzikë e përzgjedhur shqiptare). Detajet të tjera do të bëhen të ditura për Ju në ditët në vijim", shkruan Doli.
Kjo shfaqje muzikore do të mirëpresë në sheshin "Skënderbej" artdashës nga të gjithë trojet shqipfolëse dhe diaspora.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail