Kosovarja i futet fuqishëm skenës muzikore të Turqisë

Prishtinë, 11 tetor 2017 (MIA) - Skenës ndërkombëtare të muzikës i është shtuar edhe një kosovare. Këngëtarja që njihet me emrin artistik Asya Gashi (alias Laureta Gashi) javë më parë ka publikuar videoklipin e ri të këngës së titulluar "Riya".
Videoklipi me të cilin Gashi ka debutuar në skenën e muzikës në Turqi është publikuar më 15 shtator dhe i tëri është realizuar me produksion turk.
"Jam shumë e lumtur që e shoh këngën time në një prej kanaleve më të famshme të muzikës në Turqi – Kralpop. Besoj që shumë shpejt Riya do të jetë ndër 20 këngët më të dëgjuara", ka shkruar Gashi në Facebook, transmeton KultPlus.

Gashi kishte studiuar në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, para se të bartej në Stamboll, ku do ta vazhdojë karrierën e saj në muzikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail