Organizuesit e Oscarit do të mbajnë mbledhje emergjente lidhur me akuzat për përdhunim për Weinstein

Uashington, 12 tetor 2017 (MIA) - Organizuesit e Oscarit do të mbajnë mbledhje emergjente ku do të diskutohet për rolin e ardhshëm të manjatit të filmit Harvey Weinstein pas akuzave deri më tani të 29 grave për ngacmime seksuale.
Akademia e Arteve të Filmit dhe Shkencave tha se akuzat për sulmin seksual kundër Weinstein ishin "të pështira".Bafta, Akademia Britanike e Filmit dhe Televizionit, tashmë ka pezulluar anëtarësimin e tij. Weinstein fuqimisht i mohon akuzat. Akademia e SHBA, e cila ka shpërblyer me 81 çmime Oscar filmat e prodhuar nga studioja Miramax e Weinstein dhe kompania Weinstein, tha se do të takohet të shtunën për të diskutuar akuzat kundër Weinstein dhe veprimet e mëtutjeshme nga akademia.
Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow janë dy aktoret e tjera që pretendojnë se ishin viktima të ngacmimeve seksuale nga producenti i Hollivudit Harvey Weinstein.
Të dyja thanë se incidentet ndodhën në fillimet e karrierës së tyre.Ato u janë bashkuar një varg aktoresh që akuzojnë Weinstein për ngacmime. Të martën, ai mohoi akuzat në revistën The New Yorker.
Gruaja e Weinstein, dizajnerja Georgina Chapman, tha të martën se është duke u ndarë nga ai. "Zemra më është thyer për të gjitha gratë që kanë vuajtur dhimbje për shkak të këtyre veprimeve të pafalshme", tha 41-vjeçarja për People, transmeton KosovaPress.
Chapman ka lindur në Londër dhe është bashkëthemeluese e linjës së modës “Marchesa”. Me 65-vjeçarin Weinstein, kanë dy fëmijë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail