Dua Lipa nderohet me çmimin "Ascap Vanguard" për ndikimin e saj në muzikë

Tiranë,17 tetor 2017 (MIA) - Këngëtarja me origjinë nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, është nderuar me një çmim "Ascap Vanguard" për ndikimin e saj në muzikë.
Siç transmeton Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), Lipa shijoi sukses të madh dhe u bë sensacion i muzikës pop me këngën "New Rules" të lançuar së fundmi.
"Jam shumë mirënjohëse që fitoj këtë çmim mes artistëve që i admiroj kaq shumë", ka thënë Dua Lipa me këtë rast.
Me çmim për kontributin në muzikë u nderua edhe grupi "The Amazons". Ceremonia e çmimeve "ASCAP" mbahet çdo vit dhe prezantohet nga Shoqëria amerikane e kompozitorëve, autorëve dhe publikuesve, për hir të "ndikimit në zhanret e reja muzikore dhe zhvillimin e tyre".
Kjo ceremoni për herë të parë u mbajt në vitin 1996.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail