Urim i veçantë për Dua Lipën nga kryebashkiaku i Londrës

Tiranë, 13 nëntor 2017 (MIA) - Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka uruar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, për çmimin e fituar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve 'MTV Europe Music Awards'.
Khan është një fans i muzikës së 22-vjeçares ndërsa nuk ka munguar në koncertet e saj, transmeton ATSH.
Në rrjetin social në Twitter, kryetari i Bashkisë së Londrës ka postuar një mesazh urimi për Duan.
"Qyteti ynë i ka disa prej talenteve më të mëdha të muzikës botërore. Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke e fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në MTV EMA", ka shkruar Khan.
Dua nuk ishte suksesi i vetëm i shqiptarëve në këtë eveniment të madh muzikor.
Shfaqja u prezantua nga këngëtarja britanike me origjinë nga Kosova, Rita Ora (Sahatçiu), e cila befasoi me atë dalje me rrobëdeshambër në tapetin e kuq, por edhe gjatë prezantimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail