Fillon sonte edicioni i 19-të i Këngës Magjike

Shkup, 6 dhjetor 2017 (MIA) - Nën drejtimin e moderatorit Ardit Gjebrea sonte me fillin në orën 20:40 në Pallatin e Koncerteve në Tiranë, fillon edicioni i 19-të i Festivalit "Kënga Magjike".
Mbrëmja e parë dhe e dytë gjysmëfinale e "Këngës Magjike” do të mbahen sot dhe nesër, ndërsa nata finale të shtunën më 9 dhjetor të vitit 2017.
Në këtë garë të fortë të këngës marrin pjesë artistë të njohur e këngëtarë të rinj në skenën muzikore shqiptare
Këtë vit në konkurrim janë 50 këngëtarë, shumë prej të cilëve janë pjesë e historisë së "Kënga Magjike".
Të rinjtë, ata që këtë skenë e kanë emocion të parë janë 17, e për të cilët Ardit Gjebrea thotë se janë zëra sadues. "Unë di të them vetëm një gjë, që jo vetëm juria e new artists (artistët e rinj), por dhe vetë këngëtarët do ta kenë shumë të vështirë këtë vit për votimin".
Bashkë-prezantues të Gjebreas këtë vit janë Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla, si dhe aktorët e humorit Besart Kallaku dhe Erion Isai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail