Eugent Bushpepa shpallet fituesi i Festivalit të 56-të në RTSH

Tiranë, 24 dhjetor 2017 (MIA) - Mbrëmë përfundoi nata finale e edicionit të 56-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Pas një nate plot surpriza, ku performuan plot 14 artistë, erdhi edhe momenti i shpalljes së fituesit.
Siç transmeton Telegrafi, juria vendosi që kënga fituese e festivalit të jetë "Mall" nga Eugent Bushpepa, i cili tashmë zyrtarisht do të përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovision 2018".
Kënga "Mall" është një kompozim i vetë artistit, ndërsa edhe vargjet e tekstit i ka shkruar gjithashtu vet.
"Fillimisht do doja të falënderoja Radio Televizionin Shqiptar, dhe jurinë shumë të respektuar, e cila mëdha mundësinë që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision", tha këngëtari Bushpepa, pasi pranoi çmimin e pare në skenë.
Vendi i dytë i takoi këngës "Egziston", kënduar nga Redon Makashi, gjersa vendi i tretë shkoi për artistes Inis Neziri për këngën e saj "Piedestal".
Mbrëmja e edicionit të 56-të të Festivalit të RTSH-së, përfundoi nën drejtimin e Adi Krastës dhe Jonida Shehut.
Ndërkohë, "Eurovision 2018" do të zhvillohet në datat 8, 10 dhe 12 maj në Lisbonë të Portugalisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail