Londra ndriçohet me këngën e Dua Lipës në sfond

Londër, 1 janar 2018 (MIA) - Me qindra e mijëra njerëz janë bashkuar në rrugë për të parë fishekzjarrët dhe për të festuar Vitin e Ri 2018 në Britaninë e Madhe. Ndërkohë rreth 10 mijë njerëz kanë blerë bileta për ta shijuar këtë ngjarje, në të cilën krahas fishekzjarrëve kanë dëgjuar edhe këngën e Dua Lipës "Be the one".
Më shumë se 10,000 fishekzjarrë ndriçuan qiellin në çdo ngjyrë. Kjo ngjarje zgjati rreth 12 minuta, ndërsa "The London Eye", ishte elementi kryesor rreth të cilit ndriçonin fishekzjarrët.
Në ngjarjen e këtij viti u dëgjuan zërat e këngëtareve femra, për të shënuar kështu edhe 100 vjetorin e dhënies së votës nga gratë. Në mesin e shumë këngëtareve, në këtë ngjarje të njohur botërore nuk ka munguar as zëri i këngëtares nga Prishtina, Dua Lipa.
Lipa ka paraqitur në Instagramin e saj një pjesë të transmetimit të hitit të saj "Be The One", dhe ka ndarë me fansat emocionet e saj lidhur me këtë ngjarje, transmeton KultPlus.
"Be The One u lëshua gjatë ndezjes së fishekzjarrëve në Londër, ndërsa unë ndihem si një nënë krenare. Përshëndetje 2018", ka shkruar këngëtarja në rrjetin e saj Instagram.
Po ashtu gjatë kësaj ceremonie festive janë dëgjuar edhe këngë të Aretha Franklin, Annie Lennox, Florence Welch dhe Ariana Grande.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail