Xhaka firmosi kontratën e martesës

Shkup, 17 janar 2018 (MIA) - Dje në Londër është kurorëzuar me martesë lidhja e dashurisë e futbollistit të njohur me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Leonita Lekajt.
Ka qenë Leonita, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në "Instagram" imazhe nga momenti i nënshkrimit, ku ka marrë komente të shumta urimi nga ndjekësit e saj.
Çifti dukej tejet elegant, ku Leonita ishte veshur me një fustan ngjyrë kafe, ndërkohë që graniti kishte veshur një kostum ngjyrë blu. Graniti ka shkruar në "Instagram" ka shkruar se data e sotme përkon me tre vjetorin e njohjes mes çiftit.
"Sot ne nuk jemi vetëm tri vite të mrekullueshme bashkë… Sot ajo është bërë Znj. Xhaka" ka shkruar Xhaka në "Instagram".
Çifti organizoi gjatë verës së vitit 2017 një ceremoni shumë private në Kosovë, ku Granitin e pamë me kostumin e dhëndrit dhe Leonitën me vellon e bardhë. Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane luan në ekipin e Arsenalit që nga viti 2016.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail