Kylie Jenner bëhet nënë

Los-Anxhelos, 5 shkurt 2018 (MIA) -
20-vjeçarja vendosi të bëjë të ditur këtë lajm të dielën përmes një postimi në Instagram, ku tregoi se bashkë me të dashurin Travis Scott mirëpritën fëmijën e tyre, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Në deklaratën e mediave sociale, Jenner: "Vajza ime e bukur dhe e shëndetshme e vogël mbërriti më 1 shkurt dhe unë thjesht nuk munda të prisja për ta ndarë këtë bekim me ju".
Së bashku me postimin, ajo ndau edhe një video të çiftit, të realizuar në pushimet e fundit, ku shfaqeshin më se të dashuruar krah njëri-tjetrit.
Në fund të klipit, Kylie jep pamjen e parë të fëmijës pasi tregon një krah dhe një këmbë të vajzës së porsalindur.
Kylie zbuloi gjithashtu se ishte zgjedhja e saj për ta mbajtur të gjithë procesin e shtatzënisë sekret ndërsa falënderoi miqtë dhe familjen e saj për mbajtjen e kësaj fshehtësie.
Në deklaratën e saj të Instagramit, Kylie ka shkruar se ka qenë zgjedhja e saj që ta mbajë të fshehur një gjë të tillë, ndërsa reflektoi në përvojën e saj duke e mbajtur fëmijën teksa shkruante shkruante: "Shtatzënia ka qenë përvoja më e bukur, fuqizuese dhe ndryshuese e jetës që kam pasur gjatë gjithë jetës time dhe aktualisht është duke më munguar".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail