Princi Hari dhe Megan e kanë ftuar Obamën në dasëm

Londër, 13 shkurt 2018 (MIA) - Princi britanik Hari dhe e fejuara e tij, Megan Markëll e kanë ftuar ish-presidentin amerikan Barak Obama dhe bashkëshorten e tij Mishel Obama që të marrin pjesë në dasmën e tyre më 19 maj.
Një burim i afërt me familjen mbretërore, deklaroi për gazetën "Dejli star" se Hari dhe Megan "dëshirojnë ta bëjnë këtë në mënyrën e tyre" edhe krahas rekomandimeve të këshilltarëve që të përmbahen nga ftesat.
Druhet se hapi i këtillë do ta zemërojë presidentin aktual Donald Tramp, i cili nuk është i ftuar dhe se do t'i luhatë marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në.
Kensington Pallaa, përmes rrjetit social zyrtar të Facebook, ka bërë të ditur dje detajet e martesës.
Ky është programi i lajmëruar: ceremonia e planifikuar në kështjellën Uindsor, do të fillojë rreth orës 12:00. Drejtues i ritit të ceremonisë në kishën St. Xhorxh do të jetë kryepeshkopi Dejvid Koner, dekan i Uindsor. Por, për premtimet do të kujdeset kryepeshkopi i Kanterburi, Xhastin Uelbi.
Martesa në orën 12:00, më 19 maj në Kështjellën Uindsor, më pas një udhëtim me karrocë prej tre kilometrash përgjatë Kestëll Hill për të përshëndetur turmën, për t'u rikthyer më pas në kështjellë përmes Long Uak. Festë private në mbrëmje.
Pasi do të betohen për dashuri të përjetshme, rreth orës 13:00, Harry dhe Meghan do të hipin në një karrocë për të kaluar para shumë kuriozëve për këtë ngjarje.
Çifti do të largohet nga Kështjella Windsor për tu drejtuar drejt Castle Hill dhe në fund do të kthehet në kështjellë përmes Long Walk.
"Nusja dhe dhëndri shpresojnë që kjo xhiro e shkurtër do t'i lejojë shumë njerëzve të gëzojnë atmosferën e asaj dite të veçantë", kanë thënë Hari dhe Megan.
Menjëherë pas paradës do të jetë një drekë e dasmës dhe pastaj në mbrëmje, për një numër të vogël mysafirësh, do të jetë festa e organizuar dhe e ofruar nga i ati Karlo.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail