Dua Lipa shpërblehet edhe për hitin "IDGAF"

Londër, 10 mars 2018 (MIA) - Projekti i ri ‘IDGAF’, i këngëtares së njohur shqiptare Dua Lipa ka korrur sukses të madh, ku kjo këngë është e certifikuar ‘Gold’ në Britani të Madhe falë shitjeve të mëdha ndërsa është shikuar mbi 135 milionë herë në YouTube.
Kështu ka shkruar vetë këngëtarja në llogaritë e saj personale të rrjeteve sociale teksa i ka falënderuar të gjithë fansat.
22-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do të jenë pjesë e albumit të ri muzikor të saj.
Dua Lipa javë më parë ka fituar dy çmime në festivalin britanik të muzikës, i njohur si Brit Awards. E gjithë kjo në saje të hitit "New Rules", i cili deri më tani është shikuar mbi një miliard herë në YouTube.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail