Martohet Arda Turan

Stamboll, 13 mars 2018 (MIA) - Ish-mesfushori i Barcelonës, Arda Turan i jep fund beqarisë. Ai u martua me një ceremoni të thjeshtë me të dashurën e tij Ahlisan Dogan në një ceremoni të blinduar.
Arda Turan në dasmën e tij kishte dëshmitar pikërisht presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Me kërkesë të futbollistit dasma nuk ishte e bujshme dhe nuk iu bë shumë publicitet për shkak të konfliktit mes Turqisë dhe Sirisë.
Futbollisti i Medipol Bashakshehir-it, Turan në një postim në rrjetet sociale ka njoftuar opinionin për martesën e tij.
Në mesazhin e publikuar ai ka shkruar: "Falënderojmë të gjithë ata të cilët janë lutur dhe na kanë uruar martesën".
Pas përvojës disavjeçare në Spanjë, Turan është kthyer sërish në Turqi ku luan aktualisht me Medipol Bashakshehir.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail