Ringo Star u shpall kalorës

Londër, 20 mars 2018 (MIA) - Bateristi i "Bitëlls"-ve legjendar, Ringo Star, sot ishte shpallur kalorës në Pallatin Bakingamit, dhe pas ceremonisë muzikanti i njohur ka bërë shaka me gazetarët duke thënë se tani pritet krahas emrit t'i japin dhe titullin.
Ringo Star (77) në ceremoninë u shfaq me bashkëshorten e tij Barbara Bah, ndërsa për kalorës e shpalli princi Uilliam, i cili ia dorëzoi shpatën ceremoniale me çfarë ai u shpall Sir Riçard Starki, gjegjësisht siç është emri dhe mbiemri i vërtetë.
"Nuk e di si duhet ta përdor këtë titull, por pres që ju ta përdorni, Ringo Star", bën shaka me gazetarët duke u treguar atyre çmimin.
Muzikanti, i cili e ka origjinën nga Liverpuli, sot jeton në Los-Anxhelos, ndërsa mirënjohjen e ka marrë për punën e tij në fushën e muzikës.
Ai në vitin 1962 ishte pjesë e "Bitëlls" së bashku me Pol Makartni , Xhon Lenon dhe Xhorxh Harison.
Për dallim nga ai, Makartni ishte shpallur kalorës para 21 viteve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail