Rita Ora dhe Dua Lipa nominohen për të njëjtën kategori në ECHO AWARDS

Tiranë, 11 prill 2018 (MIA) - Këngëtaret Dua Lipa dhe Rita Ora janë nominuar të dyja në të njëjtën kategori për çmimet prestigjioze muzikore gjermane ECHOAWARDS që do të ndahen nga Deutsche Phono-Akademie.
Dy shqiptaret, sipas ATSH-së, do të konkurrojnë me Pink, Camila Cabello dhe Taylor Swift në kategorinë e International Rock/Pop Female Artist.
Rita Ora do të performojë po ashtu në këtë ndarje të çmimeve, ndërsa emra të tjerë që do të performojnë në ceremoni janë edhe Luis Fonsi, Jason Derulo, Mark Foster e Kylie Minogue.
ECHO AWARDS janë çmime prestigjioze muzikore gjermane të cilat jepen nga Deutsche Phono-Akademie, një shoqatë e kompanive regjistrimi të Gjermanisë për të njohur arritjet e shquara në industrinë e muzikës. Ceremonia e parë e Çmimeve ECHO u mbajt në vitin 1992 dhe u krijua për të nderuar arritjet muzikore nga interpretuesit për vitin 1991, duke pasuar Schallplattenpreis Deutscher, që u ndanë që nga viti 1963.
Fituesi i çdo viti është përcaktuar nga shitjet e vitit të kaluar. Fituesit e kategorisë pop janë shpallur në mars; fituesit e kategorisë klasike në tetor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail