Filmat që janë në garë për çmimin "Palma e artë"

Kanë, 7 maj 2018 (MIA) - Gjithsej 21 filma do të hyjnë në konkurrencë për çmimin "Palma e artë" në Festivalin e 71-të ndërkombëtar në Kanë, i cili këtë vit do të zgjatë nga data 8 deri më 19 maj. Kryetare e jurisë së sivjetshme nëntëanëtarëshe është aktorja australiane Kejt Blanshet.
Kjo është lista e filmave që do të garojnë për çmimin kryesor:
1. „Livre d'image" i regjisorit francezo-zviceran Zhan-Lik Godar,
2. „Lazzaro Felice" i italianes Alis Roruoçer,
3. „Zimma Wojna" i polakut Pavel Pavlinovski,
4. "Dogman" i italianit Mateo Garoneo,
5. "Verë" i regjisorit rus Kiril Serebrenikov,
6. "En guerre" i francezit Stefan Brize,
7. "Les filles du soleil" i francezez Iv Ison,
8. "Un couteau dans le coeur" i regjisorit francez Zhan Gonzales,
9. "Under the Silver Lake" i amerikanit Dejvid Robert Miçell,
10. "BlacKKKlansman" i Spajk Li,
11. "Hiri është më i pastër" i regjisorit kinez Xhia Shangke,
12. "Netemo Sametemo" i japonezit Rijusuke Amagushi,
13. "Hajdutët" i Hirokazi Kore-Ede,
14. "Buh-Ning" i jugokoreanit Li Çang-Dong,
15. "Tre persona", i regjisorit iranian Xhafar Panahi,
16. "Të gjithë e dinë" i iranianit Asgar Farhadij,
17. "Capharnaum" i libanezez Nadin Labaki,
18. "Yomeddine" i egjiptianit Abu Bakra Shvaki,
19. "Ahlat Agasi" i regjisorit turk Nuri Bilge Xhejlan,
20. "Plaire, aimer et courir vite" i francezit Kristof Onore dhe
21. "Ауka" i regjisorit kazakistanez Sergej Dvorcevoj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail